
Një mbrëmje me shumë domethënie për Ardon Jasharin. Mesfushori ishte titullar në fitoren 3-0 të Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut, teksaë mungesë të Granit Xhakës, Jashari mori përsipër një rol të rëndësishëm në mesfushë.
“Besoj se ishte një fillim i mirë për mua dhe për ekipin. Në fund të fundit, futbolli kërkon punë ekipore dhe ne ishim shumë të disiplinuar në të dyja pjesët, si në aspektin ofensiv, ashtu edhe në atë defensiv”.
Krahasimi me Xhakën- U përpoqa t’i sjell cilësitë e mia në fushë dhe ta ndihmoj ekipin. Por nuk u përpoqa ta zëvendësoj Granitin, por thjesht të bëj atë që kam bërë gjithmonë.
Jam krenar që më krahasojnë me lojtarin që ka më së shumti paraqitje për Kombëtaren tonë. Por ne kemi prejardhje krejtësisht të ndryshme dhe stilet tona të lojës janë gjithashtu të ndryshme. Megjithatë, ndoshta ato plotësojnë njëra-tjetrën”.
Nuk mungoi një shaka me gazetarët nga Jashari: “Edhe në shqip mund t’ju përgjigjem”.
and then