
Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasides së sotme në Bashkinë e Matit.
Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa të ndihmuar nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi edhe në një masiv pyjor me dushqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës ku po punojnë për neutralizimin e flakëve që të mos i drejtohen banesave.
Terreni i favorshëm për përdorimin e mjetit zjarrfikës pritet të japë efekt në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të vatrës së zjarrit që mund të rrezikojë banesa.
Policia pritet të nis hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.
and then