Riaktivizohet zjarri në masivin me pisha në Gjinar të Elbasanit

Është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të konsiderueshme zjarri në një masiv pyjor me pisha në Caush, në zonën e Shpatit, në territorin e Bashkisë Elbasan.

Zjarri, i dyshuar se është shkaktuar nga goditja e rrufesë gjatë mesjavës, është përhapur në anën tjetër të malit, ndërsa retë e dendura të tymit janë shtrirë mbi zonën përreth dhe janë bërë të dukshme edhe mbi disa fshatra të Bashkisë Gramsh.

Sipas të dhënave nga terreni, aktualisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej të paktën 2 hektarësh me masiv pyjor, në një lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Terreni i thyer, i thepisur dhe me vështirësi të mëdha aksesi e ka bërë të pamundur ndërhyrjen direkte me mjete zjarrfikëse. Për këtë arsye, operacioni po zhvillohet kryesisht përmes ndërhyrjes së ekipeve në këmbë, me mjete të përshtatura për terren të vështirë dhe me punë manuale.

Për përballimin e situatës gjatë dy ditëve të para u mobilizuan rreth 100 forca, mes tyre punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Elbasan, forca të Ushtrisë, punonjës të bashkisë, shërbimit rural, si dhe banorë të zones, raporton gazetari Fatmir Popja.

Ekipet në terren janë përqendruar në krijimin e brezave mbrojtës, izolimin e vatrave aktive dhe ndërprerjen e përhapjes së flakëve drejt sipërfaqeve të tjera pyjore.

Puna është vështirësuar ndjeshëm nga terreni malor dhe lartësia, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm të forcave në këmbë për të arritur në vatrat ku mjetet nuk mund të afrohen.

Deri pasditen e kësaj të shtune, një pjesë e konsiderueshme e masivit me pisha është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar, ndërsa ekipet vijojnë punën për të frenuar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Pavarësisht ndërhyrjes intensive gjatë orëve të fundit, zjarri ende nuk është shuar plotësisht. Forcat e angazhuara vijojnë operacionin për eliminimin e vatrave të mbetura dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Vëmendja e ekipeve është përqendruar veçanërisht në zonat ku zjarri mund të riaktivizohet për shkak të kushteve të terrenit dhe pranisë së materialit të thatë pyjor.

Operacioni do të vijojë në terren deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×