Olise “tremb” Bayern, ndërlikohet rinovimi, francezi vendos kushte

Në shtëpinë e Bayern Munich, çështja Harry Kane është e mbyllur, pritet vetëm zyrtarizimi, por drejtuesit e klubit nuk kanë kohë të pushojnë pasi kanë në tavolinë një tjetër çështje akoma më të ndërlikuar, atë të Michael Olise. Sulmuesi francez po kalon një formë të jashtëzakonshme, është pa diskutim lojtari më në formë në botë, këtë e vërtetoi edhe gjatë Nations League ku në 3 ndeshjet e fundit me Francën realizoi 4 gola duke bërë që Zidane të harrojë mungesën e Kylian Mbappe.

Të vetëdijshëm për rritjen e tij të pabesueshme dhe ofertat e marramendëse që vijnë nga merkato, mbi të gjitha interesimi i fortë i Real Madrid, drejtuesit e Bayern Munich kërkojnë të “blindojnë” sa më shpejt Michael Olise.

Edhe pse “gjeli” ka një kontratë deri në vitin 2029, “Sport Bild” shkruan se Bayern është gati t’i ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2032, një kontratë që parashikon edhe një rritje të ndjeshme të pagës, duke e shndërruar në një nga lojtarët më të paguar brenda ekipit. Pika kyçe në këto negociata është një kërkesë fikse e Olise. Francezi kërkon të përfshi në kontratë një klauzolë lirimi që i jep mundësi të vendos vetë në lidhje me të ardhmen, një klauzolë e ngjashme me atë që kishte kur ishte pjesë e Crystal Palace. Bayern nuk u fut fare në negociata me ekipin anglez, por paguan 50 milionë euro duke siguruar kartonin e tij.

Bayern Munich nuk dëshiron të nxitojë, të paktën jo për momentin, por drejtori i Max Eberl ia ka bërë të qartë përfaqësueseve të lojtarit se duhet të vendosin brenda verës së vitit 2027.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×