Olmo përfundon në radarët e Bayern, gjigandi bavarez tenton sërish afrimin e kampionit të botës

Dani Olmo në radarët e Bayern Munich. Është ky lajmi I ditës, që po qarkullon me shpejtësi në ambjentin blaugrana, teksa janë vetë mediat katalanase që kanë shpërndarë lajmin e bujshëm lidhur me të ardhmen e kampionit të botës. Klubi bavarez po monitoron nga afër situatën e mesfushorit të Barcelonës, duke e konsideruar spanjollin një alternativë për repartin ofensiv.

Interesi i Bayern-it për Olmon nuk është i ri. Gjermanët kishin tentuar ta afronin edhe përpara rikthimit të tij te Barcelona në vitin 2024, kur lojtari aktivizohej me RB Leipzig.

Sipas raportimeve të fundit nga “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Bayern Munich po planifikojnë të përforcojnë sulmin në merkaton e dimrit dhe profili i Olmos shihet si ideal, falë aftësisë për të luajtur si mesfushor ofensiv, por edhe në të dy krahët e sulmit.

Mundo Deportivo
 

Megjithatë, deri tani nuk ka një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës. Olmo ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2030 dhe, sipas burimeve pranë lojtarit, është i fokusuar plotësisht te Barcelona.

Për momentin, Bayern mbetet vetëm në fazën e interesimit, ndërsa Olmo vazhdon të jetë pjesë e planeve të klubit blaugrana.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×