Derbi “ndez” kryeqytetin, Partizani-Tirana, një sfidë mes shumë “hallesh”

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana “ndez” futbollin në vend, kjo është sfida ideale pas një pauze të gjatë pa futboll. Për fat të keq, dy ekipet më të famshme në vend, nuk vijnë në kushte perfekte në këtë takim të parë sezonale, por lajmi i mirë është fakti që kanë pasur 2 javë kohë në dispozicion për të përgatitur si duhet këtë përballje epike.

Me 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, 5 pikë në total në 5 javët e para, Tirana renditet në vendin e 6-të. Nuk kanë bërë më mirë as “Demat” në këtë fillim sezoni. Me 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje në 5 javë, Partizani renditet në vendin e 7-të, me një pikë më pak se Tirana.

Të dy ekipet kanë një problem të përbashkët, mbrojtja fut shumë “ujë”. Me 10 gola të pësuar në 5 ndeshje, me një mesatare prej 2 golash të pësuar për ndeshje, Partizani ka mbrojtjen më të dobët të “Abissnet Superiore” në këtë fillim sezoni, po aq sa Vora dhe Vllaznia. Në këtë pikë, as Tirana nuk është më mirë, me bardheblutë që kanë pësuar 9 gola në 5 ndeshje.

Nuk kanë bërë më mirë as në fazën sulmuese, me Partizanin që në 5 javë ka shënuar 7 gola, sulmi i dytë më i dobët pas Vorës dhe Skënderbeut. Edhe në këtë pikë, Tirana ka bërë pak me mirë, me bardheblutë që kanë shënuar 8 gola në 5 javët e para.

Duke iu referuar shifrave, ky shihet një derbi mes të barbartësh, pasi edhe efekti fushë nuk pritet të ketë ndikim, me super sfidën e javës së 6-të e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” ditën e diel në orën 18:00.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×