(EMRAT) U kapën me 36 kg marijuanë në Greqi, identifikohen shqiptarët, dyshohet se droga kaloi nga kufiri i Kakavijës

Janë identifikuar 3 shtetas shqiptarë të kapur në Janinë teksa transportonin 36 kg marijuanë. Operacioni u krye nga policia e Janinës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit.

Mësohet se në dy automjetet, në njërin prej të cilave u gjet sasia e drogës dhe tjetri ishte shoqërues, janë arrestuar shtetasit Algert Belucaj 37 vjeç si dhe Kevin Rushani e Briken Colaj.

Nga hetimet e deritanishme të policisë greke me atë shqiptare, dyshohet se sasi e drogës ka kaluar nga kufiri i gjelbër i Kakavijës për t’u ngarkuar më pas në njërën nga mjetet, me qëllim futjen ne brendësi të territorit grek.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×