Muçi si fenomen në Turqi, një detaj e bën supergolin e tij edhe më special

Ernest Muçi shënoi një supergol nga distanca më 1 nëntor, për të vulosur fitoren 2-0 të Trabzonsporit ndaj Gaziantep. Ylli i Kombëtares po shkëlqen në Turqi ku çdo detaj përbën lajm.

Një detaj interesant është edhe minuta e 61-të, kur Muçi tundi rrjetën. Mesfushori me tipare sulmuese u bë lojtari i parë që gjen golin në atë minutë, që nga shtatori i vitit 2023 në Superligën turke.

Asokohe ishte Edin Visca që shënonte për Beshiktashin. I veçantë është edhe fakti i numrit 61, që përkon me kodin e targës së qytetit të Trabzonit. Nga tifozët përdoret si simbol identifikues.

Entuziazmi i golit pushtoi tifozët që ishin të shumtë në stadium. Deri tani janë pesë fitore në po kaq ndeshje në shtëpi për Trabzonin.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×