7 nxënës e denoncuan për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik në Vlorë

Një mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë është ndaluar nga policia, pasi shtatë nxënëse të institucionit, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë bërë kallëzim ndaj tij.

Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari, me inicialet A. A., banues në Vlorë, dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht vajzat në ambientet e shkollës.

Pas kallëzimeve të nxënëseve, ai është ndaluar nga autoritetet, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×