
Arda Kurtulan ka zgjedhur të përfaqësojë Turqinë në të ardhmen. Kjo është tradhtia e radhës, pasi Kurtulan ishte më parë pjesë e Shqipërisë U-21. Mungesa e dokumentave në kohë bën që të mos jetë në dispozicion për sfidat e nëntorit te Turqia.
Një lojtar që do të bënte shumë punë në krahun e djathtë të mbrojtjes, heq dorë nga fanella kuqezi. Mungesa e ftesës nga Shqipëria në vitet e kaluara po ashtu ka pasur ndikimin e saj. Kështu edhe këmbëngulja e vazhdueshme këtë vit nuk mjaftoi.
Tashmë Kurtulan po pret mundësinë te Turqia. Situata ndërkohë po fillon të bëhet disi delikate me lojtarët që zgjedhin të largohen nga Shqipëria.
23 vjeçari është lideri i Goztepe në Superligën turke. Te Shqipëria U-21 luajti 12 ndeshje nën drejtimin e Alban Bushit dhe shënoi dy gola. Sfida e fundit për të ishte rreth dy vite më parë.
and then