
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit.
Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lendime dhe jane transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
and then