Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005, SPAK jep pretencën, kërkohet 25 vite burg për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për secilin prej gjashtë të pandehurve.

Sipas pretencës, nga 25 vite burg janë kërkuar për Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Viktor Imerajn (Bajraktari), Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Plaurent Dervishin.

Ndërkohë për Luftar Reçin u kërkua 8 vjet heqje lirie për shkak të bashkëpunimit me autoritetet.

Tashmë pritet që trupi gjykues të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për çështjen.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×