Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës

Mungesa e Granit Xhakës pritet të ndihet te Përfaqësuesja e Zvicrës në dy sfidat e ardhshme ndaj Sllovenisë dhe Skocisë. Për rëndësinë e mesfushorit shqiptar ka folur edhe bashkëlojtari i tij, Manuel Akanji, i cili ka theksuar se mungesa e kapitenit do të jetë e konsiderueshme për skuadrën helvete.

“Do të na pëlqente shumë ta kishim këtu, por shpresojmë që të kthehet për kualifikueset e Kampionatit Evropian. Gjërat do të jenë pak më ndryshe atëherë.

Nuk kam asnjë ide se si më pranon ekipi, shpresoj mirë. Nuk jam i njëjtë si Graniti. Kemi cilësi të ndryshme. Ai është pak më i hapur, pak më i drejtpërdrejtë krahasuar me mua. Ndonjëherë unë i lë gjërat të rrjedhin, ndërsa Graniti merr frenat pak më herët. Të gjithë janë pak më ndryshe. Nuk mund t’i trajtosh të gjithë njësoj”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×