
Shqipëria luan një nga ndeshjet më me peshë të këtij rrugëtimi, teksa përballet me Finlandën në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë duan 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qënë në lojë për vendin e parë në grup në Nations League.
Trajneri Armando Cungu, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, foli pikërisht për këtë takim dhe jo vetëm, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën.
Cungu, një “Air Albania” Sold Out për këtë takim. A është fitorja detyrim sot ndaj Finlandës?
Besoj se po. Pretendimet janë për kreun e grupit. Besoj edh Bjellorusia me San Marinon nuk bën hap fals. Kemi mundësi për të fituar të dyja ndeshjet. Nuk ka trajner që luan për barazim. Sportisti duhet të futet për ta fituar atë ndeshjen. Kemi motivim të madh, jam i bindur se do ia arrijmë.
Të shqetësojnë statistikat? Vetëm 2 fitore në 8 ndeshje, mbi 40 vite që nuk fitojmë ndaj Finlandës, çfarë duhet të bëjmë sot për të thyer këtë tabu?
Jemi më lart në çdo aspekt. Nuk e meritonim humbjen, deri në daljen me karton të kuq të portierit Berisha. Ishin dy gola të pësuar por që mund të evitoheshim. Në fund ishim afër barazimit. Ishim dominues në aspektin e lojës, të njëjtën gjë presim edhe sonte.
Armando, bëri jo pak bujë një deklaratë e Ismajlit në konferencë për shtyp: “Ai futboll që aplikonte Sylvinho nuk ekziston më, jemi më komod në skemat e Maran”. Si e vlerësoni këtë deklaratë, flas më shumë në aspektin sportiv. Jeni dakord me këtë konstatim të Ismajlit?
Këto janë deklarata individuale, unë i shikoj nga jashtë. Edhe me Sylvinhon kemi pasë ndeshje të mira dhe nga ato që nuk na kanë ngroh. Mos të harrojmë që shkuam për herë të dytë në një Europian. Ishim afër edhe Botërorit. Këto janë situata që sportistët shprehin pakënaqësitë e tyre. Futbolli italian njihet për lojë mbrojtëse. Por Maran i pëlqen loja sulmuese.
Ismajli flet për futboll ofensivë, në fakt është reparti më i kompletuar, më i mirë që kemi për momentin, por edhe ndaj San Marinos, hasëm shumë vështirësi për të mbyllur ndeshjen. Ka diçka që nuk shkon, ose që mund të përmirësojmë në këtë aspekt?
Mendoj që reparti më i mirë është mbrojtja, bashkë me mesin e fushës. Kemi kualitete edhe në sulm, me Muçin. Janë Uzuni me radhë, mendoj që një 9-sh mban ekipin para nuk e kemi. Shpresoja te Broja për cilësitë që ka, por problematikat nuk e lanë për të shfrytëzuar kapacitetet e tij.
Nëse në sulm kemi alternativa pafund, ajo që shqetëson është mbrojtja, mbi të gjitha krahu i djathtë, kemi vetëm Hysajn në dispozicion. Kemi bërë diçka gabim në këtë pikë. A jemi pak të vonuar për të gjetur një pasues për të?
Mendoj se mund të luajmë me këdo që mund të bëjë atë rol. Pavarësisht se kemi lojtarë sulmues, mund ta bëjnë edhe atë rol. E vetmja mënyrë që mund të na krijojë rrezik janë goditje standardet apo goditjet nga këndi. Kjo është mënyra e lojës së këtyre ekipeve. Pjesa tjetër nuk besoj se mund të na dëmtojnë.
Sfida ndaj Finlandës është jetike edhe për faktin se e mbyllin fazën e grupeve në transfertë ndaj Bjellorusisë. Çfarë ndjesi ke, sa pikë marrim nga këto dy sfida?
Mendoj se i kemi mundësitë për të fituar të dyja ndeshjet. Futbolli nuk të jep të drejtë gjithmonë. Besoj se futbolli ka të papriturat e veta. Jam me shpresë që do jemi fitues në të dyja ndeshjet.
E bëj shpesh si pyetje, por si Anëtar i Komitetit Ekzekutiv. A do të ishte zhgënjim nëse nuk e mbyllim këtë grup në vendin e parë?
Ky është mendimi im personal, një person që ka luajtur gjithë jetën. Besoj se kam njohuri. Më duhet të them se të gjithë presim që të jemi kok grupi.
Dhe një pyetje e fundit. A duhet të ishte Nations League në funksion të “Euro2028”. A është Shqipëria gati për kualifikueset e Evropianit?
Gjithçka mund të evolojë. Nations League i shërben trajnerit në veçanti. Besoj se ka filluar shumë shpejt për të njohur ekipin, për ta kuptuar deri ku i kemi limitet.
and then