Durrës/ Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen cannabis sativa në trup

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Qerret të Durrësit, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa me qëllim shitjen.

Në kuadër të kontrolleve për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të shpërndarjes së drogës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet L.K., banues në Qerret.

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 35-vjeçarit një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në momentin kur është ndaluar në Qerret. Kontrollet kanë vijuar edhe në banesën e tij, ku është zbuluar një tjetër sasi e kësaj lënde.

E gjithë lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa dyshohet se droga mbahej për t’u shitur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×