
Sulmuesi dardan, Fisnik Asllani u shfaq optimist para ndeshjes ndaj Irlandës.
“Ne kemi pasur përkrahje të madhe dhe gjithmonë i kemi pasur prapa tifozët. Ndeshjet që i përmende kundër Sllovenisë, Sllovakisë, Suedisë dhe Zvicrës, i kemi pasur tifozët pas vetes. Mund të ndodhë që pas rezultateve të fundit situata të jetë ndryshe, por ne do të japim 100 për qind për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Asllani.
“Është një lojë kundër një kundërshtari të fortë, të cilin kemi arritur ta mposhtim edhe në Prishtinë. Tani situata është siç është: atyre u duhet fitorja, ndërsa ne edhe me barazim e sigurojmë vendin e dytë. Por, siç tha edhe trajneri, në futboll nuk mund të luash për barazim”.
and then