Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 ekë/litër për automjetet.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×