“Është fantastik”, Guardiola kurorëzon Klopp: Do rikthejë Gjermaninë te suksesi

Prej vitesh, dueli Guardiola-Klopp i dha shije dhe klas, fillimisht Bungesligës dhe më pas Premier League, dy trajnerë legjendarë që konkurruan, luftuan, për triumf dhe prestigj. Idetë e tyre mbi futbollin, respekti dhe “fair-play” i ndërsjellët e bënë dhe me të bukur këtë garë. Lidhja e fortë mes dy trajnerëve ikonë vijon edhe sot, mjafton të dëgjosh fjalët që Guardiola rezervon për trajnerin aktual të përfaqësueses Gjermane. Në një intervistë për faqen zyrtare të Bundesligës, Guardiola vlerësoi figurën e Klopp:

“Është një nga njerëzit më të mirë të botës së futbolli, aq sa nuk arrij të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar admirimin që kam për të. Është tipi i trajnerit dhe i personit që e bën më të bukur botën e futbollit. Ai bën një punë të jashtëzakonshme. Lojtarët e tij luftojnë për çdo top, ushtrojnë një kundër presing të shkëlqyer. Kur shoh ekipet e tij duke luajtur futboll mendoj: ky është futbolli”, u shpreh Guardiola.

Sipas teknikut spanjoll, ulja e Klopp në stolin e Gjermanisë ishte zgjedhja ideale e drejtuesve të Federatës, karizma e tij dhe lidhja e fortë që krijon me lojtarët, do të rikthejë entuziazmin dhe suksesin në ekipin përfaqësues.

Në intervistën e tij për faqen e Bundesligës, Guardiola u kthye pas në kohë duke kujtuar duelet speciale me Klopp: “Jam përballur me të 1 mijë herë. Sigurisht, ka fituar më shumë herë se sa unë, por kam mësuar gjithmonë diçka të re nga përballjet me të. Nuk e di kur Gjermania do të rikthehet te trofetë, por për një gjë jam i sigurt: kur lojtarët futen në dhomat e zhveshjes mendojë: çfarë trajneri. I sigurt jam gjithashtu se me stilin e tij të lojës gjërat te Gjermania do të përmirësohen”, theksoi Guardiola i cili e mbylli intervistën e tij duke thënë: “Jemi miq”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×