
Tekniku i Tiranës, Dean Klafuriç tregoi mendimin e tij, pas fitores 3-2 ndaj Skënderbeut.
“Fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne, sidomos në atë moment. Fillimisht, Skënderbeu është një ekip shumë i mirë, kanë qenë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Ata erdhën me vetëbesim. Ne ishim 3-0 dhe pas asaj i lejuam që të besonin, të kishin besim se mund të ndryshonin ndeshjen. Sa i përket fazës mbrojtëse, nuk luhet vetëm nga linja e fundit. Në futbollin e sotëm duhet të luajmë këtë lloj loje me të gjithë. Kemi lojtarë me cilësi shumë të mira sulmuese, por nuk janë aq të mirë në fazën mbrojtëse. Kemi ndërmarrë rreziqe, shënojmë shumë, por edhe pësojmë shumë. Sot kemi bërë disa gabime.
Nuk jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot, por gjëja e rëndësishme është që fituam ndeshjen. Për mua, ne luajtëm disa ndeshje më mirë se sot dhe nuk morëm pikë, ndërsa sot ishte e kundërta. Ky është futbolli. Por edhe në këtë ndeshje mendoj se ishim ekipi më i mirë, pasi ishim 3-0. Gjithashtu, kur Skënderbeu rrezikoi, ne patëm gjithashtu raste të mira për ta mbyllur përfundimisht ndeshjen.
Për mua, nuk mund të them se ka një derë që duhet ta mbyllim që ta mbyllim ndeshjen. Është e lehtë të thuhet, por jo të bëhet mbyllja e ndeshjes. Fusha ishte shumë e vështirë. Skënderbeu u mundua të kthehej pas rezultatit 3-0 për ne. Nëse nuk shënonin, e pamë se si e shënuan: gol i jashtëzakonshëm, por edhe me shumë fat, ndoshta mund të mbetej 3-0 dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Por i pësuam si i pësuam dhe pas kësaj Skënderbeu fitoi besim dhe u kthye në ndeshje. Ky është futbolli”.
and then