
Pamje të tjera nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momente tensioni gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë ndaj protestuesve.
Në videon e publikuar shihet një efektiv policie duke goditur protestuesit me shkop gome. Gjatë ndërhyrjes, shkopi që ai mban në dorë thyhet.
Pamjet sjellin një tjetër moment nga tensionet e regjistruara gjatë protestës së 28 Nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
and then