Aksident tragjik në Devoll, humb jetën shoferi 31-vjeçar dhe plagoset pasagjeri, ja dyshimet e para(VIDEO)

Policia

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet Arjan Shtika, rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi me inicialet A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×