Plagosja me armë zjarri në Mirditë, arrestohet 25-vjeçari, policia ndalon dhe një person tjetër

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Martin Prengës, mbrëmjen e kaluar, në Fan të Mirditës.

Në pranga ka rënë një 25-vjeçar me inicialet F. Gj., ndërkohë që bashkë me të është ndaluar dhe një person tjetër.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e të premtes pas një konflikti të çastit, mes 51-vjeçarit Prenga dhe dy personave të tjerë.

“Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre”, njoftonte policia në informacionin paraprak të premten.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×