Ilir Meta: I lumtur të marr pjesë në festimet e 110 vjetorit të themelimit të “Vatra”-s

285656482 570280514467188 5945981317422107097 N

Presidenti Ilir Meta, ka lajmëruar pjesëmarrjen në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka postuar një foto me Presidentin e “Vatra”-s, zotin Elmi Berisha.

“I lumtur të marr pjesë sot në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra””, ka shkruar presidenti Meta.

Kujtojmë se një delegacion i shoqërisë “Vatra” ka vizituar më 20 prill Shqipërinë, ku janë pritur në takim nga presidenti Meta.

Kreu i shtetit ka deklaruar atëherë se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×