
Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky, ka publikuar pamje nga takimi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në një postim në “Facebook”, Presidenti Zelensky thekson se ka takuar sot “kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama”.
Kujtojmë se kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç ishin sot në Kiev, ku u takuan me Presidentin Zelensky dhe panë nga afër pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Arena e Lajmit