Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, digjet banesa, policia në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Llakatund të Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ku dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×