“Rusët nuk e dinë se për çfarë po vdesin, ukrainasit e dinë se për çfarë po luftojnë”/ Përlotet Spiropali, çfarë i tregoi Klitschko në zyrën e tij: Një fëmijë i vogël…

454545454545

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, ministrja Spiropali u pyet si cili ishte momenti më i vështirë nga udhëtimi në Kiev, i zhvilluar nga delegacioni shqiptar dhe ai i Malit të Zi.

Ministrja tregoi se ndërsa kalonin nëpër qytetet e shkatërruara nga sulmi rus, emocionet ishin të forta, por ajo u ndal tek një detaj që ndodhej në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kievi.

Ndërsa tregonte se një fëmijë i vogël i kishte dhuruar arkën e vet të kursimit për t’i ndihmuar, ministrja shihet e përlotur.

Pjesë nga intervista:

Cili ka qenë momenti që mund ta cilësonit si më të vështirin gjatë gjithë këtij udhëtimi?

I gjithë udhëtimi ishte një vizitë shumë emocionuese, e fortë nga ngarkesa dhe nuk pati momente të vështira sa i përket sigurisë fizike, por kishte ngarkesë emocionale dhe ishte privilegj të takoja njerëz të tillë. Këta njerëz dhe i gjithë populli janë heronj të vërtetë që po qëndrojnë para një ushtrie më të të fuqishme, por sërish nuk dorëzohen. Nuk dorëzohen sepse rusët nuk e dinë se për çfarë po vdesin, ukrainasit e dinë se për çfarë po luftojnë dhe për çfarë po jetojnë dhe ky është ndryshimi shumë i madh, dhe ndaj një ushtri aq e madhe nuk po e mposht dot Ukrainën! Vullneti i këtyre njerëzve dhe dëshira për t’u lënë fëmijëve të tyre të lirë, evropian, është shumë e madhe.

Po e diskutonim dhe me kryetarin e bashkisë së Kievit… Ai mbi tavolinën e tij kishte një enë qelqi të vogël të mbushur me monedha dhe na tha që këtë na e ka dhënë një fëmijë i vogël, rreth 7 vjeç, ishin kursimet e tij. Dhe na tha ‘unë këto kam, do t’i jap për Ukrainën dhe… Luftoni për ne!’

Kur e shihni fundin e kësaj lufte?

Duke kënaqur vullnetin e një diktatori, të një pushtuese, nuk mund të arrihet kurrë një paqe e përhershme, dhe historia e Evropës e ka treguar se duhet luftuar për atë që beson, rendin e ri botëror të sigurisë dhe partneritetin mes vendeve dhe demokracinë. Çdo gjë tjetër mund të perceptohet si dobësi nga ana e një regjimi diktatorial dhe kjo mund të mos mbarojë kurrë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×