Goli i anuluar i Bezemasë, ish-gjyqtari zbulon pse vendimi i VAR-it ishte i drejtë

Një gol i anuluar në minutat e fundit të pjesës së parë në finale e Champions-it mes Liverpulit dhe Realit shkaktoi polemika të shumta në rrjet.

bandicam 2022-05-28 22-24-15-030

Karim Benzema shënoi pas një kaosi në mbrojtjen e “Të Kuqve”, por VAR e quajti të parregullt këtë moment. Edhe pamjet ishin të qarta që Benzema ishte në pozicion jashtë loje, dilema e gjyqtarëve ishte nëse topi në drejtim të tij erdhi nga lojtarët e Liverpulit apo bashkëlojtari i Real Madridit.

Për “BT Sport”, ish-gjyqtari Peter Valton ka thënë se goli do të llogaritej i rregullt vetëm nëse do të vlerësohej se lojtarët e Liverpulit kanë prekur topin qëllimisht. VAR-it iu deshën disa minuta për të dalë me vendim final.

“Benzema ishte në pozicion jashtë loje, pasi topi i Fabinjos ishte devijim dhe jo pas, në qoftë se Fabinjo e kthente topin qëllimisht dhe jo në formë devijimi atëhere goli do të ishte i rregullt”, u shpreh ish-gjyqtari.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×