Ditën e sotme Enca Haxhia ia ka kushtuar ndjekësve të saj.

Madje në një mënyrë të veçantë. Këngëtarja është frymëzuar për të ndarë me to disa këshilla, si të shijosh jetën dhe pushimet pa shpenzuar shumë.
Ajo ka treguar se jo domosdo pushimet luksoze nga vendet ekzotike deri tek ishujt grekë janë një opsion i mirë për të pushuar. Autorja e hitit “Bow Down” ndër të tjera u shpreh se nuk ka justifikime për mos të bërë pushime.
“Nuk ka justifikime për mospushime. Jo domosdoshërisht duhen shumë lekë:merr shoqen, të dashurin, familjen ose shko tek pull. Merr një dhomë me qera ose trendë afër një deti, liqeni, mali,lumi. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, bëj një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliff, pikturo, mbaj ditar,”-ka shkruar Enca në Instastory.

Kujtojmë se pak javë më parë Enca bëri bujë të madhe në rrjet. Një video ku ajo dukej topless dhe duart e një burri që i shtrëngonin gjoksin, u shpërnda me shpejtësi në internet.



and then