Deputetja e PD nxjerr pamjet: Makinat në plazh krah qytetarëve, rrezikojnë jetën e fëmijëve e pushuesve

Divjake (3)

Deputetja e PD-së Ilda Dhori ka publikuar pamje nga plazhi i Divjakës, duke denoncuar praninë e automjeteve në vijën bregdetare ranore.

Sipas saj, makina bëjnë plazh përkrah qytetarëve, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe pushuesve.

Deputetja e PD kërkon ndërhyrjen e organeve kompetente.

“Ne plazhin e Divjakes, te dielen e kaluar!
Makinat bejne plazh perkrah qytetareve, duke rrezikuar keqazi jeten e femijeve, duke kaluar aty ku jane pushuesit!
Gjendje e patolerueshme;
Organet kompetente prane Bashkise Divjake dhe ata te rendit duhet ti japin prioritet jetes dhe sigurise se pushuesve!”, shkruan deputetja e PD.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×