Efikasiteti, gjakftohtësia dhe eksperienca/ Ku fitoi Reali dhe humbi Liverpuli

Me finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve të arkivuar, është momenti për të analizuar atë që ndodhi gjatë 95 minutave në “Stade de France”. Ku e fitoi ndeshjen Reali i Madridit dhe ku e humbi Liverpuli?

0_FBL-EUR-C1-LIVERPOOL-REAL-MADRID

EFIKASITETI

Ndërsa Mançester Siti e pësoi brutalisht në lëkurën e vetë dhe mësoi leksionin se duhet të shfrytëzosh rastet për të kaluar një skuadër si Reali i Madridit.

Liverpuli iu afrua golit në shumë raste në Paris, por u ndal përballë një Kurtuaje që nuk fali asgjë dhe bëri mrekullinë në rastet e Sadio Manesë dhe Mohamed Salahut në veçanti. E kundërta ndodhi me skuadrën e Karlo Ançelotit që shfrytëzoi rastin e parë që iu dha duke e depozituar topin në rrjetë.

GJAKFTOHTËSIA

Kjo ishte finalja e tretë për Liverpulin në pesë sezonet e fundit, por spanjollët treguan më shumë vetëpërmbajtje në momentet kyçe të ndeshjes. Skuadra e Jyrgen Klopit humbi pak nga forma dhe disiplina e saj pas golit të Viniciusit, ndërsa Reali dukej në çdo pjesë të saj skuadra që nuk kishte humbur kurrë një finale të Ligës së Kampioneve: e qetë dhe shumë fleksibël nën presion, ndërsa rrezikonte edhe kërcënimin e kundërsulmit. Anglezët mund të kishin barazuar në fund të ndeshjes me Momo Salahun, por heroizmat e Kurtuasë shpëtuan edhe një herë tjetër kampionët e Spanjës.

KARAKTERET

Ishte një mbrëmje e lojtarëve të nënvlerësuar. Ata ishin heronjtë e Realit, të cilët i fituan të gjithë duelet e tyre individuale. Ndërsa Vinicius Zhunior shënoi golin e fitores, i duhet hequr kapela edhe Federiko Valverdes, të cilit iu vendos detyra për të luajtur ndonjëherë si mbrojtësi i dytë i djathtë, ndërsa herë pas here ishte atje përpara, në treshen e sulmit. Vrapimet e tij të palodhura, energjia dhe dëshira janë ato që sollën golin vendimtar.

Por ai nuk u bëri bisht asnjë prej përgjegjësive mbrojtëse dhe ishte sërish arsyeja kryesore përse Endi Robertson la shumë pak gjurmë. Gjithashtu edhe Dani Karvahal: mbrojtësi i djathtë i Realit markoi Luis Diazin me një siguri dhe disiplinë stoike. Kasemiro ishte në çdo sekondë solid, duke bllokuar çdo aksion që mesfusha e Liverpulit përpiqej të ndërtonte dhe ishte kudo në momentet e fundit të ndeshjes kur anglezët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit.

HEROI KURTUA – … por këtu Realin e shpëtoi një prej paraqitjeve më të mira individuale në një finale të Ligës së Kampioneve nga Tibo Kurtua.

Belgu prodhoi të paktën tri pritje të nivelit botëror, të cilat nëse nuk do t’i kishte bërë, sinqerisht që nuk do ta kishte fajësuar askush. Mane dhe Salah në veçanti shkuan në shtrat me pengje dhe nuk do të kishte qenë kështu në rast se në portë në “Stade de France” nuk do të ishte numri 1 i Realit, gardiani belg.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×