Nis sot punimet Samiti i BE-së në Bruksel, ja çfarë pritet të rezervojë fati për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Thumbs B C 5844ba8c2975fdd85d6bec78e5ba3a96

Në Bruksel do të nisë sot punimet samiti dyditor i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Me sy dhe veshë nga selia e unionit do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat prej 2014 kur morën statusin e vendit kandidat presin çeljen e dritës jeshile për negociatat, por edhe Kosova, e cila pret një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë mësohet se takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu do të diskutohet kërkesa e Ukrainës për anëtarësim të menjëhershëm në gjirin e bllokut, në një kohë kur liderët evropianë dhanë nga Kievi sinjale për një vendim pozitiv në këtë drejtim.

Projekt-konkluzionet, që do të miratohen nga udhëheqësit e BE-së për Ballkanin Perëndimor, përsërisin mbështetjen për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e rajonit, duke bërë thirrje për reforma të vazhdueshme dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por pavarësisht synimeve duket se do të jetë e vështirë që BE-ja t’i japë një përgjigje pozitive Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kjo pasi një veto e Bullgarisë mbetet ende në fuqi për fqinjin tonë lindor dhe procesi do të vështirësohet edhe më pas rrëzimit të qeverisë së Kiril Petrov, mbrëmjen e djeshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×