Përplasje në Kuvend/ “Pusho, o madam 5 milionë euro”, Spiropali i përgjigjet Bardhit: Gaz i dashur je i humbur, bën garë me Gonin e Joridën (VIDEO)

Whatsapp Image 2022 06 23 At 11.23.43 Am

Deputeti i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ka shkëmbyer disa replika me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në seancën e sotme në Kuvend.

Ai e ka akuzuar Spiropalin se ka përfituar 5 milionë euro fonde publike kur ka drejtuar Doganën e Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Parlament sot është shtuar edhe një madam tjetër me 5.5 milionë euro.

“Pusho ti zonjë se do flasë unë tani se kam unë fjalën. Më the se më kishe parë në televizion dhe the se kisha shpallur garë njërit prej kolegëve. Ti shpalle investitor strategjik Klodian Zoton dhe Stela Gugallën. I shpallët shenjtore që do shpëtonin Shqipërinë nga plehrat. Sa për garë ky Kuvend kishte Madam 5 milionë euro dhe tani ka një Madam 5.5 milionë euro. Dhe në garë nuk jam unë me Agron Shehaj por ju me njëri-tjetrin”, tha Bardhi.

Ndërkohë, ministrja Spiropali ju përgjigj duke thënë se deputeti i PD është i humbur dhe gara që kanë me njëri-tjetrin në PD është për të qeshur.

“Ç’punë kam unë me hijen e tij. Me garë pa garë, me vota pa vota Gaz i dashur ju jeni të humbur dhe kaq është puna juaj. Se je në garë me Agronin apo ti, apo Agroni me Joridën apo Jorida me ty, kjo i bën për të qeshur të gjithë sepse për të qarë i bënit në kohë kur qeverisnit”, tha Spiropali.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×