Masakra e Fushë-Krujës/ Grupi hetimor kthehet në vendin ku u gjet makina e autorëve, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë pranë zonës

Makina E Autoreve

Grupi hetimor është kthyer në vendin ku u gjet e djegur makina e autorëve të masakrës së Fushë-Krujës në fshatin Larushkë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se hetuesit janë në kërkim të të tjera provave të tjera që do të bënin të mundur identifikimin e autorëve.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbledhur dhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të rrugës që mund të kenë ndjekur autorët.

Po kështu janë marrë në pyetje edhe persona tjerë që nuk banojnë në Fushë-Krujë, por kanë lidhje shoqërore me viktimat dhe mund te kenë dijeni për lëvizjet e tyre të fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×