Didier Deshamp është detyruar të braktisë sot grumbullimin e përfaqësueses franceze, me të cilën kishte nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve që ekipi i tij do të luante në këto ditë.
Ka qenë vetë Federata Franceze ajo që ka bërë të ditur se Deshamp ka marrë një lajm të trishtë, pasi është ndarë nga jeta babai i tij, Pierr. Kështu, ai ka udhëtuar menjëherë për të qenë pranë familjarëve në këto momente.
Drejtimin e Francës e ka marrë ndihmësi i tij, Gi Stefan, i cili pritet të drejtojë “Gjelat” në ndeshjet ndaj Danimarkës, Kroacisë dhe Austrisë.
Arena e Lajmit

Loading…