Prezantimi i kandidatëve për kryetarë të PS në 61 bashki, Ahmetaj: Zgjedhjet lokale duhet t’i kalojmë me sukses!

Ahmetaj

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste u shpreh se qeveria do të jetë gjithmonë krah qytetarëve.

Po ashtu theksoi se kjo qeveri është e përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat duke shtuar se këtë e tregoi më së mirë, sfida me tërmetin, pandeminë dhe sot me krizën energjetike për shkak të luftës ruse.

“Sot që flasim 104 mijë biznese paguajnë zero taksë. Kjo sepse kryeministri vetë ka thënë se biznesin nuk e shohim si lopë për ta mjelë. Ne duhet të jemi krenarë që kemi bërë për vendin dhe qytetarët. Ky vend meriton më shumë, ndaj vëmendja tek reformat është e përditshme. Kjo mazhorancë , kjo qeveri, ky kryeministër ishte një nga vendet që siguroi vaksinat, e kam parë vetë duke lypur derë më derë…Politikat e qeverisë për të mbështetur qytetarët dhe sipërmarrjen shpëtuan 500 mijë vende pune. Kjo qeveri ka bërë atë që nuk është bërë ndër vite. Në të gjithë botën është rritur çmimi i qeverisë, këtu nuk është rritur për qytetarët dhe biznesin e vogël”, tha Ahmetaj, duke shtuar: “Kjo është PS dhe çdo ditë e mandatit të tretë të jetë serioze. Zgjedhjet lokale duhet t’i kalojmë me sukses për ti dhënë komuniteteve figurat që meritojnë. Çdo përfaqësues i kësaj mazhorance që bezdiset nga një ankesë e një qytetari nuk është për këtë punë.”, tha Ahmetaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×