Me përfundimin e sezonit, Juventusi ka filluar të mendojë për merkaton e verës.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, është rikthyer në “modë” emri i ish-sulmuesit të Napolit, Arkardius Milik.
Polaku është një emër i njohur për Juventusin, i cili është ndjekur edhe më parë nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.
Klubi i Marsejës mund të kënaqet edhe me një shifër prej 10 deri në 15 milionë euro për të larguar sulmuesin 28-vjeçar.
Gjatë sezonit që përfundoi me fanellën e skuadrës marsejeze, Milik është aktivizuar në total në 23 ndeshje duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar 2 asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit

Loading…