Te Dinamoja është e pazgjidhur edhe çështja e trajnerit. Për momentin, drejtuesit duket se kanë preferuar të marrin pak kohë. Kuptohet që kjo ka të bëjë me situatën aktuale, ku së pari duhet mbyllur çështja e lojtarëve.
Gazeta ka bërë me dije se drejtuesit e klubit duan gjermanin Tomas Brdariç dhe se me të ka pasur kontakte, por vetëm kaq. Ndërkohë, mungon ende njoftimi zyrtar për mbylljen e bashkëpunimit me italianin Rodolfo Vanoli.
Emërimi i trajnerit pritet të bëhet sapo të qartësohet e ardhmja e lojtarëve aktualë.
Arena e Lajmit

Loading…