Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit turk: Vlerësova nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe…

77ace892 D2f6 41f7 873f F51c5038aa42

Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë Kağan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta është shprehur se ka vlerësuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe nevojën për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

I urova suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve e vendeve tona, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal.

Vlerësova nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe nevojën për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, ka shkruar presidenti Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×