Andrea Pirlo do të nisë aventurën e re në stolin skuadrës turke Fatih-Karagumruk, që i besoi “timonin” italianeit. Ish-trajneri i Juventusit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare për 1.5 milionë euro, i bindur se së shpejti do të mund të kontribuojë në rritjen e klubit.
“Kam pasur edhe kontakte me shumë klube, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, por ambiciet e Karagumrukut më bindën”, u shpreh Pirlo gjatë prezantimit si trajner i skuadrës turke.
Në fakt, italiani foli për tregun e transferimeve që do të duhet të luajë në këtë periudhë për të rinisur klubin që mbylli kampionatin e kaluar në mënyrë të pakënaqshme: “Kam luajtur me skuadra të rëndësishme dhe kam kontakte me shumë njerëz në mbarë botën”, tha Pirlo.
Arena e Lajmit

Loading…