Milani dëshiron të rrisë normat e cilësisë, sidomos në treshen që duhet të veprojë pas pykës në skemën e Piolit 4-2-3-1.
Vetëm Leao e ka vendin e sigurt, teksa për Diazin dhe Salmakersin parashikohet konkurrencë nëse klubi respekton pritshmëritë në merkato.
Noa Lang dhe Sharl de Ketelere janë dy objektivat madhorë, teksa në distancë monitorohet edhe Nikolo Zaniolo.
Këtë të fundit Roma e ka përdorur si imazh në fushatën e abonimeve dhe duket se do ta mbajë edhe për sezonin e ri. Për ta lënë të lirë kërkohen 60 milionë euro, megjithatë “Il Tempo” raporton për një ofertë të “Djallit”.
35 milionë euro plus 5 bonuse thuhet të jenë propozuar nga drejtuesit kuqezi. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje, qoftë edhe negative, por është një sinjal i qartë që Paolo Maldini nuk do të heqë dorë aq lehtë nga Zaniolo.
BLITZ PER DE KETELERE – Noa Lang qëndron në pritje të miratimit të fondit për ta marrë nga Klyb Bryzhi, por mesfushori ofensiv nuk është i vetmi që Milani kërkon te skuadra belge.
Fiksimi i Paolo Maldinit mban emrin e Sharl de Ketelere. Edhe për këtë të fundit raportohet një ofertë nga ana e kuqezinjtë.
25 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Klubi belg synon të arkëtojë të paktën 40 milionë, por nëse çështja përfshin edhe Langun, atëherë palët mund të gjejnë një marrëveshje që t’i kënaqë të gjithë.
Është e qartë se dy futbollistët janë gati për hovin cilësor në karrierë dhe ekipi i Piolit përfaqëson destinacionin ideal pasi tashmë e dinë të gjithë se në Milanon kuqezi u besohet të rinjve.
Atyre, që krah Ibrës dhe Kjaerit, ditën të rikthejnë titullin 11 vite nga hera e fundit.
Arena e Lajmit

Loading…