VIDEO/ U ndaluan në uzinën e armëve në Poliçan dhe pretendojnë se janë turistë, çekët u pikasën në zonë që në orët e para të mëngjesit, një nga dyert ishte e…

987

Pas ngjarjes së ndodhur në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë, katër turistë çekë u ndaluan në uzinën e armëve në Poliçan.

Gazetarja Eneida Petova tha se ata kanë deklaruar se janë turistë dhe se kanë ngatërruar rrugën.

Por sipas burimeve të brendshme të policisë është mësuar se në orën 08:40 ka qenë ushtarët që kanë pikasur dy persona në dy pozicione të ndryshme dhe i kanë parë duke fotografuar dhe po ashtu është vënë re që një nga drynët e tunelit ka qenë i goditur, i shqyer.

Pasi ata janë pikasur janë shoqëruar në polici dhe bëhet fjalë për dy shtetase çeke që iu gjet edhe aparati fotografik dhe shtetasit që pretendojnë se janë bashkëjetuesit e tyre.

Por zona tashmë është e rrethuar totalisht me forca të ushtrisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×