A do të dënohen gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu? Varheley: Nuk sprapsemi nga kërkesat tona, ka raste që duhen zgjidhur në gjyqësor

Okiii

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley deklaroi se klasteri i parë që do të hapet sa i takon çështjes së integrimit në BE për Shqipërinë është shteti ligjor.

Teksa u pyet nëse çfarë do të ndodhë me ata gjyqtarë dhe prokurorët të shkarkuar nga vettingu, nëse do të dënohen, Varheley tha se BE nuk do të sprapset nga kërkesat e saj, duke shtuar se ka disa raste që duhen zgjidhur sa i takon gjyqësorit.

“Klasteri i parë që do hapet dhe do mbyllet i fundit është shteti ligjor. Do punojmë me shtetin ligjor dhe dukshëm, gjendja e gjyqësorit do të diskutohet. Vetëm mund t’ju konfirmoj se ne nuk kemi për t’u sprapsur për kërkesat tonë. Duhet të ketë prova që ka, raste që duhen zgjidhur. Dhe këto duhen zgjidhur”, tha Varheley.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×