Përfshihen nga flakët kodrat e Libofshës, zjarrfikësja në vendngjarje, por era favorizon përhapjen e zjarrit

Zjarr 12 770x433

Zjarri vazhdon të djeg ullinjtë e zonës së njohur si Rreth Libofshë në Fier, ndërsa shuarja e flakëve bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Deri tani mësohet se janë djegur më shumë se 2 mijë rrënje ullinj, ndërsa luftën me flakët e bën edhe më të vështirë ere që fryn në këtë zonë, duke ndihmuar përhapjen e tyre.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se forca të shumta zjarrfikëse kanë zbritur në terren ndërsa po tentojnë të shmangin përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të kodrës, një zonë e pyllëzuar.

Ndërkohë në terren kanë zbritur edhe uniformat blu, në kërkim të autorit të zjarrit, pasi dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia janë të mëdha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×