VIDEO/ Partizani fiton miqësoren e parë, sukses me përmbysje ndaj ekipit slloven

Partizani ka fituar ndeshjen e parë miqësore gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Slloveni. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti ka mundur me shifrat 2-1 ekipin e NS Mura të Sllovenisë.

PARTIZANI

Të kuqtë u goditën nga një gol i shpejtë i vendasve që në startin e ndeshjes, pas një pasigurie në mbrojtje. Por me kalimin e minutave bënë një lojë më ofensive, duke u munduar që të gjenin hapësira sidomos me Skukën dhe Hotin.

Ishin pikërisht këta të dy lojtarët të cilët kthyen rezultatin e sfidës në pjesën e dytë. Fillimisht duke tundur rrjetën me një kundërsulm të qendërsulmuesit të të kuqve dhe më pas me një gjuajtje nga jashtë zonës të blerjes më të fundit të ekipit kryeqytetas.

Miqësorja e radhës e Partizanit do të jetë më datë 22 qershor ndaj Jadran Dekani po të Sllovenisë.

MURA-PARTIZANI 1-2
6′ Marushko / 51′ Skuka, 71′ Hoti

Goli i Hotit

Goli i Skukës

Goli i Marushko

FORMACIONET ZYRTARE:

NS Mura: Mihelak, Beganović, Balašic, Karamarko, Bagola, Kous, Domjan, Maruško, Buçek, Milić, Škoflek

Partizani: Teqja, Sota, Bitri, Belica, Hadroj, Marku, Rrapaj, Murataj, Hoti, Skuka, Cara


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×