“Gledis Nano mbështetej nga SHBA”, gazetari zbulon arsyen e shkarkimit të ish-drejtorit të policisë: Interesa politike, nuk ofroi të ishte mburojë e qeverisë në…

1cee5ea3 12e0 44ce A650 5471cbe4c204

Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në News24, po trajtohet tema e shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano.

Gazetari i kronikës Ermal Vija, ka deklaruar se për postin e drejtorit të policisë ishim mësuar të kishim influenca politike, por në rastin e Nanos kishte edhe influenca diplomatike, pasi ai kishte mbështetjen e SHBA.

“Jemi mësuar të kishim influenca politike, ndryshe nga herët e tjera në rastin e Nanos kishim edhe influenca diplomatike. Mbështetej shumë nga SHBA, e cila iu dha edhe në shkarkimin që deklaruan se mbetet partner strategjik.

Duket sikur politika këtë radhë e mposhti diplomacinë”, tha ai.

Vija ka shtuar se shkarkimi i Gledis Nanos ka ardhur si pasojë e disa kontraditave, prej të cilave evidentoi rolin që i kërkohej të luante në zgjedhjet e ardhshme lokale, si mburojë e qeverisë.

“Përplasja ka qenë për interesa politiike, jo më larg se prilli apo maji janë zgjedhjet lokale dhe politika do në krye të policisë një roje të zgjedhjeve, të jetë mburojë e qeverisë, që Nano nuk e ka ofruar siç duket. Arsye tjetër është emërimet në polici pas marrjes së detyrës nga Nano, një drejtues duhet të ketë stafin e tij që sipas ministrit tonë të Brendshëm nuk u dhanë. Ne nuk pritëm as një vit kalendarik që të bënim një krahasim me punën e të tjerëve”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×