“Ia kam dorëzuar dhe kancelarive ndërkombëtare, do i shkoj çështjes deri në fund”, Kryemadhi tregon faktet e reja që ka depozituar në SPAK për inceneratorin e Tiranës

Monika Kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat ka vijuar denoncimet për inceneratorin e Tiranës. Ajo ka bërë me dije detaje nga dosja që i ka dorëzuar SPAK.

“Me inceneratorin e Tiranës aq më shumë varfërohen qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë. Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën. E kam shpërndarë dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.”, tha Kryemadhi.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×