
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka çuar një mesazh të qartë dhe me tone të ashpra kryeministri Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke u shprehur se shumica prej tyre do të përfundojnë në burg për korrupsion.
Ish-Presidenti gjithashtu tha se kur të vijë në pushtet do të veprojnë duke ju marrë paratë e vjedhura atyre që drejtojnë sot vendin për t’ia kthyer shqiptarëve.
“Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk po luftohet për t’u marrë pushtetin hajdutëve dhe për të vënë ca të tjerë. Do u merret pushteti hajdutëve do ndëshkohen, do ketë lehtësira për ata që bashkëpunojnë se po i futëm të gjithë në burg, na ikën gjithë buxheti i shtetit me burgjet ne. Kryesorët atje do shkojnë dhe tjetra do t’u merren lekët të gjitha do t’u kthehen buxhetit të shtetit. Na jepni fuqi t’ju japim llogari”, tha Meta.