“Firma vetëm për të vjedhur”, Berisha: Rama ka urdhëruar Arben Ahmetajn të prekë rezervat e fondit të Këshillit të Ministrave

Berisha2

Kreu i PD Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama edhe jashtë parlamentit, duke e akuzuat atë si përgjegjësin kryesor të aferave.

Berisha e cilësoi Ramën si padrinon e Arben Ahmetajn.

“Edi Rama është padrino i Arben Ahmetajt. Atij ja thash edhe në parlament, vish çdo xhaketë , por qyrkun e hajdutit nuk e dhe dot kurrë nga shpina. Ai ka firmosur në shkelmin të ligjeve të vendit dhe vete për të vjedhur. Kontrata me negociata të mbyllura që nuk mund të firmosen nga një kryeministër që zapton ligjin. Rama ka urdhëruar Arben Ahmetaj për prekjen e fondit rezervat  Këshillit të Ministrave që përdoret për trauma të mëdha, përdorimin  tij për djegëset, qoftë për Elbasanin qoftë për Fiertin. Rama është firmëtar që ka dhënë për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së vetë, Gugallja, Zorto, Mërtiri”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×