Skema e mashtrimit me TVSH, policia jep detaje: 7 në pranga, 6 në kërkim, kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash (EMRAT)

Tirane Policia 1 1024x576

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për operacionin policor të koduar “Damage”, ku u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH, që i ka shkaktuar shtetit një dëm financiar 3 mln euro.

Në pranga kanë përfunduar 7 shtetas, shpallen në kërkim 6 të tjerë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage” u arrestuan shtetasit Besim Ruçi, Anxhelo Ruçi, Bledar Gupe, Amarildo Hasrama, Xhersi Sulaj, Nelit Mihola, Ajet Aluku.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Damage”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
– B. R., 54 vjeç, A. R., 25 vjeç, B. G., 33 vjeç, A. H., 32 vjeç, Xh. S., 24 vjeç, N. M., 34 vjeç dhe A. A. 40 vjeç.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit M. R., 52 vjeç, M. G., 60 vjeç, M. K., E. M., 29 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe A. D., 29 vjeç.

Këta shtetas, dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×