Kush investon në Shqipëri do marrë pasaportë shqiptare, Salianji: Vendi ynë han pa porta! S’ka kapacitet të kontrollojë investitorët, potencial për krimin e organizuar

Whatsapp Image 2022 08 17 At 2.08.08 Pm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se pr/ligji që miratoi Kuvendi që i jep mundësi shtetasve të huaj, biznesmenë, që nëse investojnë në Shqipëri mund të pajisen me pasaportë shqiptare, nuk mund të zbatohet në vendin tonë pasi shteti nuk ka mekanizma.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Nws24’ Salianji tha se vendi ynë duket si han pa porta.

“Ata që duan të marrin shtetësinë shqiptare janë njerëz që kanë probleme me drejtësinë në vendin e tyre. E vendos Shqipërinë në një vend me potencial të lartë të krimit të organizuar. I kam kërkuar dhe ministrisë së Brendshme se sa është numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi apo i atyre që janë këtu. Shqipëria është han pa porta që të kontrollojë ça do. Dhe s’ka as kapacitet që të kontrollohen grupet që duan të investojnë para. Po flas për një ligj që është kaluar në parlament në 29 korrik, ku kushdo që investon 300-500 mijë euro në Shqipëri mund të marrë shtetësinë shqiptare. Sot kompanitë investojnë, s’kanë nevojë që të marrim shtetësinë. Kjo i shërben, siç ka ndodhur me rastin e disa shtetasve indianë, ku kërkonin pasaportë shqiptare dhe kërkoheshin në vendin e tyre.”, pohoi ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×